Shkoder- Grumbuj telash kabujsh që kalojnë në mes të rrugës, në hyrjet dhe fasadat e pallateve dhe që qëndrojnë mbi kokat e qytetarëve si rrjeta merimangash, në Shkodër nuk do të shohim më.
Aksioni për lirimin e hapësirave pranë pallateve nga kabllot e kompanive të internetit ishte paralajmëruar dy javë më parë dhe këtë mëngjes Bashkia Shkodër ka nisur nga puna.
Puna nisi në lagjen e Parrucës për të vijuar më pas në të gjithë qytetin, ndërsa pamjet për gjendjen e krijuar nuk kanë nevojë për koment.
Në përgjigje të urdhrit të Bashkisë Shkodër, një pjesë e kompanive të internetit kanë qenë bashkëpunuese duke qenë prezent edhe gjatë aksionit, ndërkohë që të gjitha lidhjet e tjera të paligjshme dhe të rrezikshme për banorët janë këputur nga Bashkia e Shkodrës.
Ky aksion, synon të garantojë sigurinë për banorët nga kabllo dhe tela që për 32 vite ishin kthyer në një problem për qytetin e Shkodrës. Në çdo rast shkelje dhe cenim të hapësirave për banorët e pallateve, Bashkia Shkodër njofton se do të zbatojë ligjin.
/KURSIMTAR/,vetem nje operator interneti perkthehet ne monopol e trust qe jane te kundraligjshme,por duhen vendosur rregulla te tjera ne menyren si e ku shtrihen e vendosen kabllot dhe jo vetem te internetit.Skena te tilla qe duken sikur je ne Kabul nuk duhet te kete me ne qytetet e fshatrat shqiptare.
PërgjigjuMe falni Iris mbase nuk jam shprehur qarte: Behet fjale vetem per nje operator rrjeti, qe del fitues pas nje tenderi dhe ne te cilin percaktohen edhe taksa e perdorimit te rrjetit nga kompanite e tjera te internetit Behet fjale per shume operatore interneti (internet providers) Konsumatori zgjedh operatorin e internetit dhe nuk ka te beje fare me operatorin e rrjetit
Pamja e kabllove te internetit eshte nje problem kudo, ne te gjitha qytetet e Shqiperise. Rasti i Shkodres duhet pergezuar, por kjo nuk zgjidhet vetem me aksione, por kerkon zgjidhje ligjore dhe profesionale. Si per cdo gje, edhe ne fushen e rrjetit te internetit, vendi yne nuk eshte i pari, pra i duhet te beje te njejten zgjidhje vende te tjera, duke pasur vetem nje operator rrjeti dhe duke percaktuar taksen perkatese te perdorimit te rrjetit nga kompanite e tjera. Nje gje e tille do te bente qe te mos kishim ato rrjeta merimangash, dhe mbi te gjitha me pak shpenzime per rrjetin e internetit, te cilat rendojne ne xhepin e klienteve.
PërgjigjuPer tu marre shembull! Kudo ne Shqiperi kabllot jane si rrjeta merimangash ne cdo cep dhe te vrasin syrin!
PërgjigjuI lumte Bashkise. Pune te mira dhe me shume vend!
Përgjigju