Kronikë

Shkodra 'në luftë' me kanabisin, Prefektja Angoni: Qarku ynë duhet të dalë nga lista e zezë e kultivimit të lëndëve narkotike

11 Shkurt, 14:26| Përditesimi: 11 Shkurt, 15:11

  • Share

Shkodër-Në mbledhjen me drejtorët rajonalë dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor, prefektja  Majlinda Angoni ka qenë e prerë ndaj të gjithëve duke kërkuar që Qarku i Shkodrës të dalë nga lista e zezë e kultivimit të kanabist.

“Nëse ne arrijmë të marim këto masa, atëherë edhe rezultatet do të jenë pozitive. Institucionet të hartojnë planin konkret për muajit e ardhshëm. Shkëmbimet e informacionit duhet të jenë të vazhueshme nëse ju gjykoni se ka diçka të dyshimtë. Policia bashkiake dhe ajo qendrore janë në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Shpallim luftë të hapur që Shkodrën mos ta kemi në këtë listë të zezë”, tha Angoni.

Qarku i Shkodrës, është një nga qarqet me numrin më të madh të parcelave të mbjellura me kanabis sative në të gjithë vendin ku zonat më problematike janë ato të Dukagjinit, Malësisë së Madhe dhe Vaut të Dejës ku edhe për shkak të terrenit malor kundravajtësit përdorin këto terrene për mbjelljen e parcelave me kanabis.

Megjithatë gjatë dy viteve të fundit ka pasur edhe një shtim të numrit të shtëpive të barit ku janë kryer edhe arrestime dhe procedime penale të cilat nuk kanë mjaftuar për ti dhënë fund këtij fenomeni në qarkun e Shkodrës.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?