Sociale

Shkodra përkujton 81-vjetorin e rënies së ‘5 Heronjve të Vigut’! Komunistët vendosin yllin e kuq te busti, Bruçi: Të kthehet në qendër të qytetit!

21 Gusht, 15:53| Përditesimi: 21 Gusht, 16:43

  • Share

Shkodër- U zhvillua sot në Shkodër ceremonia përkujtimore e 81-vjetorit të rënies së “5 Heronjve të Vigut”.

Në këtë aktivitet reagoi edhe kryetari i Partisë Komuniste për Shkodrën, Gjon Bruçi, i cili kërkoi që busti i “5 Heronjve” të rikthehet në qendër të qytetit.

Gjatë ceremonisë, nuk mungoi edhe vendosja e yllit të kuq pranë bustit, nga anëtarë të Partisë Komuniste, si dhe nderimi tradicional me grusht.

“Gjendemi para monumentit të Pesë Heronjve të Vigut, një nga monumentet më madhështorë që janë ndërtuar në Shqipëri, nga pamja dhe vepra. Fatkeqësisht në vitin 2009, skuadronet e Partisë Demokratike të Sali berishës, i hoqën nga qyteti i lashtë dhe i kulturës dhe i solli në rrethina, e në vend të tyre vuri shatërvan, sepse sot është koha e shatërvanëve dhe të më falni, i shalëve ku lahen. Ka vdekur koha e trimave, ose ka ngrirë. Fatkeqësisht edhe PS prej 13 vitesh i pëlqyen shatërvanet dhe shalët dhe nuk pyeti fare ta çonte këtë monument në mes të Shkodrës. Nëse ne mes të qytetit të Shkodrës nuk vendosim 5 Heronjtë, pse nuk vendosim Fishëtn apo Mjedën, Bushatlliun e Shkodrës, mbretëreshën Teuta. Ne vijmë këtu jo për të nderuar këta, se këta e kanë nderin dhe lavdinë, por për të marrë nder prej këtyre”, u shpreh Bruçi.

Në këtë ceremoni të përvitshme përkujtohet vepra e heronjve të popullit të vrarë më 21 gusht 1944; Ndoc Mazi, Ndoc Deda, Naim Gjylbegu, Hydajet Lezha dhe Ahmet Haxhia.

21 Gushti i 1944, shënon betejën mes 5 partizanëve të rënë dhe bashkëpunëtorëve nazistë, në Vig të Mirditës.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?