Një javë pas akuzave të Kryeministrit Edi Rama për punimet në by-pass e Shkodrës është përgjigjur kryebashkiakja e djathtë Voltana Ademi.
Ajo tha se by-pass i Shkodrës ka mbetur peng i qeverisë Rama, pasi prej 7 vitesh nuk janë dhënë dëmshpërblimet.
"Imagjinoni jemi në vitin 2020, 7 vite me vonesë. Pjesa që lidhet me shpronësimin pa diskutim që qeveria mban përgjegjësinë kryesore. Një ndër problemet që ne kemi pas adresuar në vitin 2016 në një shkresë drejtuar ARRSH-së ka qenë pikërisht përfshirja e të gjithë atyre që kanë pronat e veta edhe do të duhet të shpronësohen. Ne do të bëjmë verifikimet përkatëse, por ajo që mbetet për t'u thënë është që institucionet, që shteti duhet të punojë me ritëm, edhe koha përbën atë korrupsionin e vet", tha Ademi.
Ademi foli edhe për lotin e dytë të rrugës, duke thënë se është një projekt i Bashkisë së Shkodrës që po bëhet në bashkëpunim me ARRSH-në.
"Me investimin e projektit të hyrjes së qytetit që ne po vazhdojmë me bashkëpunimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, propozimi im është që do të mund të amortizojmë edhe problematikat që lidhen me lotin e dytë, kuptohet kurrsesi duke e imagjinuar atë një rrugë automobilistike të shpejtësisë. Ajo nuk mund të jetë e tillë, por duke e amortizuar si një pjesë që i bashkohet shëtitores", deklaroi Voltana Ademi.
Dhjetë ditë më parë, kryeministri Rama i shoqëruar nga ministrja Balluku inspektuan punimet për Bypassin e Shkodrës, ku ndër të tjera tërhoqi vëmendjen e kryebashkiakes për pirgun e mbetjeve inerte që ndodhen në hyrje të qytetit. Përpos bypass të Shkodrës që i është hapur rrugë tashmë me daljen e vendimit për dëmshpërblimet, lajm i mirë është se edhe rruga e Velipojës është drejt përfundimit. Edhe aty ka nisur puna për asfaltimin e segmentit të fundit të rrugës nga Harku i Berdicës deri në fshatin Trush.
Femer e ndyte me pelena te pista zgjebse
PërgjigjuKjo eshte fatkeqedi e Shkodres edhte shkine baxhella me e keqe e vlerdon vec Marku Drejtor ne Bashki qe ne zyre ben orgji
PërgjigjuSigurisht i ngjan ustallarve te tjere te dhjere te PD.Sot shpifin dhe neser ju del boja. E kane bere te perditeshme
PërgjigjuLexo qorren e pd-es:”qeveria nuk i ka demshperblyer te prekurit nga b.pasi” pak me vone harron dhe thote:”ne do bejme verifikimet perkatese (te atyre qe duhen demshperblyer)” pra si mund ti paguaj qeveria kur qorra e bashkise nuk ka verifikuar se kush dhe sa duhet demshperblyer?!!!!
Përgjigju