SHKODËR- Një person është qëlluar me armë në Shkodër. Sipas informacioneve 38 vjeçari me iniciale T.L, nga fshati Toplanë, Vau i Dejës, ka mbetur i plagosur me armë zjarri dhe ndodhet në spital për ndihmë mjeksore.
Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të Prek Calit në Shkodër. Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij. Deri tani janë shoqëruar dy persona të cilët dyshohen se kanë lidhje me ngjarjen.
Policia po heton për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Policia ka identifikuar autorin e plagosjes së ndodhur pak minuta më parë dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Në zonën e quajtur Prek Cali, të qytetit të Shkodrës, 38 vjeçari me iniciale T.L, nga fshati Toplanë, Vau i Dejës, si pasojë e një konflikti të çastit me një person tjetër ka mbetur i plagosur me armë zjarri dhe ndodhet në spital për ndihmë mjeksore
Policia ka bërë identifikimin e autorit të dyshuar, 29 vjeçarin me iniciale L.K, banues në Shkodër.
Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me FNSH kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.
Në atë zonë është kapur dhe shoqëruar një person që dyshohet se ka dijeni për ngjarjen .
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove materiale në vendngjarje që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të plotë ligjor të ngjarjes.
Autori Luverdo Kola, I plagosuri Tobin Larushku.Doni me?
PërgjigjuRrnofah o baca Birish i bane tan me arm me mbrojt vedin nderin dhe kanunin
Përgjigju