SHKODËR- Një artist që ka dhuruar aq shumë buzëqeshje në çdo shtëpi të shqiptarëve nuk mund të ikte nga kjo botë pa marrë atë që meriton.
Shqiptarët janë popull që e duan dhe e vlerësojnë artin, e aq më tepër dinë të bëjnë dallimin midis një artisti të vërtetë dhe atij të katapultuar në një skenë. Dhe Gëzim Kruja ishte i tillë dhe as koronavirusi, një virus vdekjeprurës, nuk mund t'i ndalë shqiptarët, specifikisht shkodranët, që ta përcjellin për në banesën e fundit si një artist siç ai e meriton.
Nesër, në pamundësi për t'u mbledhur për homazhe në teatrin e qytetit, faqja "Reagoj për Shkodrës" ka ftuar të gjithë që ta duartrokasin nga ballkonet në orën 12:00, teksa trupi i tij i pajetë kalon në qytet për të shkuar për në banesën e fundit, duartrokitje në formë vlerësimi, falenderimi për gjithçka ai ka dhënë. Figurat e shquara si Gëzim Kruja meritojnë shumë më shumë se kaq, por në këtë kohë kjo është "gjithçka" që mund të bëhet.
"Miq të dashur, aktori i madh i humorit shkodran Gëzim Kruja është ndarë nga jeta, duke lënë pas një trashëgimi të madhe dhe një kujtim të bukur për të gjithë ne. Në pamundësi që të nderojmë të gjithë duke i shkuar në varrim për shkak të situatës me koronavirusin propozojmë që të gjithë ne të dallim në ballkone për të duartrokitur teksa trupi i pajetë I tij kalon në qytet për të shkuar për në banesën e fundit", shkruhet në faqe teksa i ftojnë të gjithë ta shpërndajnë sa më shumë këtë thirrje. Gëzim Kruja mbylli sot sytë përgjithmonë, por veprat e tij do të mbeten gjatë në memorien e të gjithë shqiptarëve.
Ishte nje gjeni i humorit gezim kruja,,u prehte te paqe....
PërgjigjuNje boshllek imadh ne zemrat tona, nje artist i perjetshem i humorit shqiptar
PërgjigjuO Agim meso te flasesh shqip se na turperove me ate shqipen tende prej mali.
PërgjigjuI paharrushëm kujtimi i Tij! Artistat si Gëzimi nuk vdesin kurrë!
PërgjigjuMe jemi be rrethin e lezhez be tale gryklumi asnje gja snakan prua kemi shum nevoj jemi 7 pjestar te familjes paasnje te ardhur julutem me ndimoni me rrespekt agim magjuni
PërgjigjuRrofte Berisha
Keto figura duhen respektu jo politikanet k**** qe kemi ne, ngushellime familjes
Përgjigju