SHKODER- Dy persona janë arrestuar nga policia pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Gjatë konfliktit njëri prej tyre W. (J.) M., 36 vjeç ka plagosur E. C., 34 vjeç banues në Shkodër me mjet prerës. Ky i fundit është paraqitur në Spitalin Rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore. Punonjësit e spitalit kanë njoftuar sallën operative duke thënë se një person i plagosur me mjet prerës ka shkuar në spital, dhe pas kontaktit me policinë ka mohuar të jetë plagosur nga një person tjetër, duke deklaruar se është dëmtuar aksidentalisht duke rregulluar makinën.
“Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit W. (J.) M., 36 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Gjithashtu, u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasit E. C., 34 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit ”, njofton policia.