Kronikë

Shkodër- Me bluzë të zezë, kapuç dhe levë hekuri për të vjedhur banesën e emigrantit, arrestohet 21-vjeçari (EMRI)

28 Dhjetor 2019, 14:38| Përditesimi: 28 Dhjetor 2019, 14:52

  • Share

SHKODER- Aleks Mollzati 21-vjeç, nga Bërdica e Madhe, Shkodër është vënë në prangat e policisë pasi u kap në flagrancë teksa po tentonte të vidhte një banesë në fshatin Bushat në pronësi të 41-vjeçarit, M.L. i cili ndodhet jashtë vendit. Policia njofton se në momentin e ndalimit atij iu sekuestrua një bluzë e zezë, e sajuar si kapuç që mbante në kokë, një palë doreza që mbante në duar dhe një levë hekuri që kishte përdorur për të hapur me thyerje derën e banesës.

"Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë, si dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në Qarkun e Shkodrës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë”, njofton policia.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?