Shkodër

Kronikë

Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Malin e Zi, patrullim në hapësirën ujore! Kontroll ndaj trafikut të armëve, drogës dhe forcimin e sigurisë së turistëve

26 Qershor, 14:54| Përditesimi: 26 Qershor, 15:01

  • Share

Policia e Shkodrës bashkë me njësinë “DELTA” dhe Policinë Kufitare të Malit të Zi kanë zhvilluar patrullime intensive në hapësirën ujore të qarkut Shkodër dhe në kufirin tokësor Shqipëri-Mal i Zi. Në operacion, i cili u mbështet nga agjencia evropiane FRONTEX, mori pjesë edhe Administrata e Parkut Kombëtar të Liqenit të Shkodrës.

Objektivat kryesore të këtij operacioni janë:

Parandalimi i veprimtarive të paligjshme në ujë, përfshirë trafikimin e drogës, armëve, kalimin e paligjshëm të kufirit dhe krimet ndaj mjedisit;

Rritja e sigurisë për qytetarët dhe turistët në zonë;

Forcimi i kontrollit në zonat kufitare;

Identifikimi i pikave problematike në kufijtë tokësorë dhe ujorë;

Shkëmbimi i informacionit me partnerët rajonalë;

Goditja e kultivimit të bimëve narkotike.

Kontrollet u përqendruan në zonat më të frekuentuara nga mjetet lundruese, si liqeni i Shkodrës, lumi Buna, pikat strategjike tokësore dhe ujore, si dhe kufiri tokësor Shqipëri-Mal i Zi. Gjatë fazës së parë të këtij plani operacional, u kontrolluan dokumentacioni i mjeteve lundruese, pajisjet e sigurisë, respektimi i itinerareve të miratuara dhe rregullat e qarkullimit ujor.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër garanton se kontrollet do të vijojnë gjatë gjithë sezonit veror në kuadër të planit “LIQENI 2025”. Ky bashkëpunim ndërinstitucional tregon angazhimin e lartë policor për sigurinë e qytetarëve dhe turistëve, parandalimin e veprimtarive kriminale dhe forcimin e besimit ndaj institucioneve të rendit.

H.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    NATO miraton rritjen e shpenzimeve me 5% për mbrojtjen, si e vlerësoni?