Kronikë

Shkodër/ Plagosi me thikë një 42-vjeçar për motive të dobëta, policia arreston autorin (VIDEO)

31 Korrik, 18:51| Përditesimi: 31 Korrik, 19:24

  • Share

Një konflikt për motive të dobëta ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një 28-vjeçar ka goditur me sende të forta një 42-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, pranë ish-Degës në Shkodër, ndërsa është bërë e mundur edhe kapja dhe shoqërimi në Komisariat i autorit të dyshuar, Bledar Bylybashi 28 vjeç, i cili tashmë ndodhet në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, i lënduari  Brigel Bizi 42 vjeç, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

'Shkodër/ Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit  për veprime të mëtejshme i shtetasit Bledar Bylybashi, 28 vjeç,  autori i  dyshuar të ngjarjes.

Shtetasi Brigel Bizi, 42 vjeç, ndodhet në kujdesin e mjekëve', njoftoi policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?