Zjarrëfiksja te Spitali i Shkodrës

Kronikë
Top 24

Shkodër/ Reparti i neurologjisë në flakë, zhvendosen pacientët

4 Mars 2019, 08:29| Përditesimi: 4 Mars 2019, 11:03

  • Share

Reparti i Neurologjisë në spitalin rajonal të Shkodrës është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.

Burime për Report Tv thonë se shkak për këtë është bërë defekti i një ndriçuesi elektrik.

Pacientët janë zhvendosur nga dhoma ndërkohë që forcat zjarrfikëse të cilat kanë mbërritur në vendngjarje kanë arritur të shuajnë flakët.

Pavioni ku mori flakë ndriçuesi elektrik

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar dhe spitali Rajonal i Shkodrës i cili informon se nga kjo ngjarje nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.

"Lidhur me lajmin e publikuar ne media per zjarr ne nje repart ne spitalin e Shkodres, Drejtoria e Spitalit Rajonal Shkodër bën me dije se në një nga dhomat e repartit të neurologjisë ka patur një shkëndijë elektrike, e cila është vendosur menjëherë nën kontroll nga siguria e spitalit.
Spitali Shkoder informon se nuk ka të lënduar dhe asnjë dëm material. Dhoma ku ndodhi shkëndija është mbyllur dhe po kryehen punime"

Komento

Komente

  • Fredi: 04/03/2019 11:09

    Po të prishurin nga mendtë avokat Ngjelën e patë gjëkundi aty? Shpëtojeni se gjynah!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?