THETH- Një person është arrestuar në mënyrë flagrante këtë të shtunë në Theth, Shkodër pasi ka kërcënuar dhe kanosur jetën e bashkëshortes së tij. Report Tv raporton se bëhet fjalë për Kolë Pisha, banues në Theth. Arrestimi i tij në flagrancë ka ndodhur pasi Komisariati i Policisë Shkodër ka marrë një telefonatë, ku raportohej ngjarja. Pishës i është gjendur dhe sekuestruar në banesë dy armë zjarri (pushkë) dhe një municion luftarak.
Po në Theth, Policia është vendosur në kërkim të një shtetasi, i cili është shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për personin me inicialin D.Z, 22 vjeç, i cili po qarkullonte me armë zjarri kur autoritetet e kanë pikasur. 22-vjeçari porsa ka parë që ndiqej nga Policia, ka hedhur armën kallashnikov dhe duke shfrytëzuar terrenin e thyer dhe errësirën është larguar. Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Arma e sekuestruar