Foto ilustruese

Shkodër/ Shkoi për të denoncuar abuzimin seksual, por u përdhunua nga shefi i Komisariatit! SHÇBA ndalon policin pas 5 vitesh (EMRI)

5 Qershor 2020, 23:01| Përditesimi: 6 Qershor 2020, 14:41

  • Share

FUSHË-ARRËZ- Marshimi për të denoncuar abuzimet seksuale që u bën ditët e fundit në vendin tonë, duket se i ka dhënë forcë një vajze në Fushë-Arrëz, për të denocuar një shef komisariati që e kishte përdhunuar. Pas këtij denoncimi, fshihet një ngjarje shumë e rëndë dhe tronditëse, e cila është regjistruar 5 vite më parë, në prill të 2015.

Vajza 27-vjeçe ka shkuar në polici për të denoncuar përdhunimin që i kishin bërë disa persona në 2015 nga punonjës të shtëpisë së fëmijës në Shkodër, por aty vetëm zgjidhje nuk mori. Shefi i Komisariatit Fushë Arrëz, Izmir Duraku e ka përdhunuar në ambientet e Komisariatit.

Denoncimin, vajza e ka bërë ditën e premte në praninë e psikologut, duke bërë që Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe i Ankesave (SHÇBA) të bëjë ndalimin e policit Izmir Duraku, ndaj të cilit thuhet se ka prova të forta kundër tij. Ndaj tij, rëndon akuza për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura". 

Izmir Duraku është në radhët e policisë prej vitit 2000, ndërsa një vit e gjysmë më parë u dërgua nga specialist krimesh në Shkodër në shef komisariati në Fushë Arrëz, por tashmë është përjashtuar nga radhët e policisë së shtetit me urdhër të drejtorit të përgjithshëm Ardi Veliu. Vajza është marrë në mbrojtje nga një organizatë jo fitimprurëse duke u strehuar në një qendër sociale.

Akoma më shumë skandaloz e bën faktin, që i njëjti drejtues policie, pra Izmir Duraku u akuzua edhe tre vite më parë nga mbesa e shkrimtarit Martin Camaj, Vera Camaj, e cila denoncoi asokohe në media se shkoi të kërkonte ndihmë në Komisariatin e Policisë së Fushë-Arrëzit, pasi ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj dhe nuk i kishin dhënë urdhrin e mbrojtjes, por u përball me Izmir Durakun, të cilin e denoncoi publikisht se i kishte kërkuar favore seksuale për t'i dhënë urdhrin e mbrojtjes.

Njoftimi i plotë i policisë
"Sonte ne mbrëmje, Drejtoria e Hetimit e SHÇBA-së, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka ndaluar shefin e Stacionit Policor Fushe Arrez, i dyshuar për marrëdhënie seksuale me dhune. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ne vitin 2015, por është kallëzuar se fundmi nga vajza, në prani te një psikologu.

Bazuar ne provat e mbledhura, ka dyshime te forta se ne muajin prill 2015, ajo eshte ngacmuar seksualisht nga nje punonjës policie në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kur efektivi ishte me detyre Specialist i Hetimit te Krimeve ne DVP Shkoder. Shtetasja kishte shkuar për të denoncuar per përdhunimin që i kishin bërë disa persona ne 2015, punonjës të shtëpisë së fëmijës ne Shkodër.

SHÇBA ndaloi I.D., me detyre aktuale Shef i Postës se Policisë ne Fushë Arrëz, ne DVP Shkoder, i dyshuar për veprën penale “Marredhënie seksuale me dhunë me të rritura". Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për hetime të metejshme. Nderkohe autoritetet shteterore dhe organizata jo fitimprurese kane marre ne mbrojtje shtetasen duke e strehuar dhe duke u perkujdesur, ne nje Qender Sociale.

Duke perfituar nga ky komunikim publik, SHÇBA i ben thirrje çdokujt qe eshte dhunuar apo ndihet nen presion, te denoncojne menjehere prane Policise se Shtetit apo Prokurorise, si dhe prane SHÇBA nese evidentojne shkelje te punonjesve te Policise, ne numrin 0800 90 90, duke garantuar anonimat dhe reagim te shpejte", njofton policia. 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zara: 07/06/2020 09:12

    Unë e dënoj veprimin, por nëse është i vërtetë. Pse e them këtë: Ajo vajza mbrëmë tha që nga 2013-2019 ka qënë në Kosovë. Nëse ka ndodhur në 2015, si dhe ajo deklaron, i bie të ketë qënë 22 vjeç, 27-5=22. Pra jo minorene, mgjt nuk është e drejtë të paragjykojmë palën tjetër vetëm se është polic, e vetëm se nuk i pëlqen dikujt, të dalim me përfundime të pabaza. Mirë është që nëse ka burime të tjera, që ndihmojnë për të zbardhur raste të tilla, të ndihmojnë për të gjykuar autorët, por me fakte. Asnjë gruaje nuk do i vinte mirë të akuzohej vëllai, burri apo një i afërm pa prova. Unë nuk paragjykoj as vajzën, vetëm ajo duhet ndihmuar të jetë korrekte në thënjet e saj, a ka të tjerë që i dinë këto raste tek ai konvikti për të cilin fliste vajza? Më vjen keq por as programi, as dëshmia nuk mu duk bindës, për show kemi filluar të konstatojmë e nxjerrim përfundime, pa menduar për të gjithë ata që preken nga një rast i tillë. Urojmë që e vërteta të dalë si është dhe jo si duam ta dëgjojmë ne.

    Përgjigju
    • Marsi: 07/06/2020 19:28

      E thene nga nje femer vret me shume.Pikerisht se eshte polic duhet te vetpermbahet me shume. Ka nje figure e reputacion per te mbrojtur,pervecse figuren e vet personale si individ.Sipas teje nuk eshte fajtor se perdhunoi nje qytetare (minorene apo adulte njesoj konsiderohet krim) brenda ambienteve te komisiariatit. Pervecse dhe nje thyerje e etikes profesionale.Ti duhet te jesh ndonje familjare e ketij pushtit,s'ka mundesi. Duhet kthyer denimi me vdekje.

  • MIRDITOR: 06/06/2020 16:05

    te vendoset denimi me vdekje. VDEKJE VDEKJE VDEKJE qa i duhen shoqeris kto njerz ? ti mbajm me buke ne burg? jo o re, ma mire pushkatim ne shesh. VDEKJE PERDHUNUESVE VDEKJE PEDOFILEVE, VDEKJE KUSH NGACMON SEKSULISHT DIKE TJETER

    Përgjigju
  • Sandri: 06/06/2020 11:38

    Si shume po shtohen keta policet qe "duam"...

    Përgjigju
    • MIRDITOR: 06/06/2020 16:09

      NUK PO SHTOHEN, PO ZBULOHEN, SEPSE NJERZIT JAN ME TE LIRE QE TE KALLXOJN JO SI PERPARA. TASHI BANE PROVE E PREKE NJE VAJZE PA DESHIREN E SAJ TE RRASIN NE BURG + GJAKUN. VDEKJE PERDHUNUSVE VDEKJE KUSH BEN SEKS ME VALZA POSHT 18 VJEç TE DIGJEN ME BENZIN

  • Populli: 06/06/2020 10:26

    E para 27 vjecare nuk esht e mitur e dyta pas 5 vjetesh u kujtua kjo vajza qe ky e ka ngacmu apo perdhunu? A me thote dot njeri çfar loje luhet ne shqiperi toka jone e bekuar? Kur do kemi nje sistem mbrojtes jo partiak ? Kur do i themi botes qe ne jemi ata qe kemi bere historin dhe ne jemi ata qe bejm dhe shtetin dhe vendin tone pa ndihmen e as kujt? Kur kur kur ..............? A me pergjigjer dot njeri ju lutem

    Përgjigju
    • Erl: 06/06/2020 12:48

      Kur krimi është kryer vajza ka qenë e mitur. Denoncimi është bërë tani dhe mund të bëhet në çfarëdolloj momenti, pasi në këto raste viktima e mitur dhe pa përkrahje nuk ka mundësi të reagojë si një i rritur që ka edhe mbështetjen e rrethit familjar. Në Shqipëri do të kemi një sistem mbrojtës ndaj qytetarëve, vetëm kur qyetarët të ndërgjegjësohen që të drejtat e tyre duhet të mbrohen. Ndaj për këtë nevojiten lëvizje të mëdha ndërgjegjësimi, që t'i imponojnë politikës dhe strukturave ligjore të zbatojnë rreptësisht ligjin dhe të mbrojnë qytetarët. Presioni i madh qytetar detyron çdo shtet të bëjë atë që qytetari ia imponon. Dhe këtu nuk ka nevojë as për dhunë, as për shkatërrim, por për lëvizje presioni social dhe ndërgjegjësimi. Kujtoni protestën e studentëve që pushtuan sheshet, objektivat i arritën, pa dhunë pa shkatërrim. Ndaj kur qytetari shqiptar të ndërgjegjësohet atëherë mund të kemi shpresë se situata do të rregullohet dhe demokracia të funksionojë siç duhet.

    • SHQIPNI: 06/06/2020 12:11

      Sepse ka urretje percarje tradhti propagand prandaj nuk realizohet nje Shtet Demokratik... Shpresa vdes e fundit

  • Kafsha: 06/06/2020 07:29

    Jo së këto gjera nuk ndodhin por prova te forta janë videot... ka video qe fshatari e ka palluar ?

    Përgjigju
    • Bili: 06/06/2020 10:54

      Ashtu thane për Levinskin qe i merte... Klintonit por video s pati kurrë!

  • Iris: 06/06/2020 02:53

    Brenda deklarates se policies ka dy te dhena kontraditore:ne nje fjali flitet per ngacmim seksual,kurse disa fjali me poshte flitet per perdhunim.Te dyja te denueshme,por krejt te ndryshme qe dhe denimin e kane te ndyshem.Policia te beje kujdes kur ploteson keto informacione se pervec qe gjyqtaret blihen me mik o para mund ta lirojne edhe mbi baze pasaktesish te tilla qe quhen teknalitete ose mund tu japin denime me te lehta.

    Përgjigju
    • Gomari babatasit: 06/06/2020 10:32

      Po me ja ba vajzes tande grus ,motres si te duket , po ju ita njerez qe ju perdhunojn meritoni malsor bageti jeni

    • Santa Quaranta: 06/06/2020 09:40

      Ke te drejte Iris! Eshte vetem nje ngacmim seksual brenda ambienteve te policise dhe nuk ka dhune dhe as marredhenie seksuale. Secili terheq nga vetja, SHCBA sikur ka kapur El Capon, mediat me lajme bombastike dhe ne fund del se mund ti kete thene ndonje fjale apo i ka futur duart, veprim qe mund te mbyllej me hetim administrativ disiplinor nga kontrolli i brendshem.

  • Puka: 05/06/2020 23:20

    Ky eshte denoncuar dhe here tjera por nuk jane marre masa , shpresojm mos ta lirojn gjykatat po sa jan oficera ne drejtorin e shkodres manjak seksual

    Përgjigju
    • Shkodra: 05/06/2020 23:55

      Ne drejtori te Shkodres ka ma shume femna oficere manjake seksuale se oficera....dhe Shkodra duhet te jete krenare per kete qe shefet e e kane qa rrugen e karrjers me p... ne dore

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?