Foto ilustruese

Shkodër/ Shkrumbohet banesa, shpëton mrekullisht familja! Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

26 Tetor, 13:10| Përditesimi: 26 Tetor, 13:14

  • Share

Një banesë në Shkodër është shkrumbuar plotësisht paraditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45, në fshatin Kosmaç.

Sipas policisë, banesa e personit me inicialet G. M., 64 vjeç, është djegur si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa nuk ka persona të lënduar.

"Rreth orës 11:45, në fshatin Kosmaç, në banesën e shtetasit G. M., 64 vjeç, ka rënë zjarr dhe për pasojë  banesa është djegur. Nuk ka persona të lënduar. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht, si pasojë e një shkëndije elektrike"', njoftoi sot policia. 

Shërbimet zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendngjarje ku po punojnë për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?