Kronikë

Shkodër/ Shtëllunga të zeza tymi dhe flakë, përfshihet nga zjarri magazina! Pamjet nga vendngjarja

7 Nëntor 2024, 11:02| Përditesimi: 7 Nëntor 2024, 14:40

  • Share

Kati i tretë i një banese, që shërbente si magazinë, ku mbaheshin parfume është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Shkodër.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihen shtëllunga të zeza tymi dhe flakë. 3 mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Rreth orës 10:20, në lagjen “Daniel Matlia”, ka rënë zjarr në katin e tretë të një banese që shërben si magazinë. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?