Sociale

Shkodër/ Xhamia e Plumbit hapet për besimtarët dhe turistët! Restaurimi i objektit me mbështetjen e qeverisë turke

9 Maj, 17:51| Përditesimi: 9 Maj, 18:01

  • Share

Xhamia e Plumbit në Shkodër, monument kulture, nga sot do të jetë e hapur për besimtarët dhe vizitorët.

Objekt i kultit u inagurua me prezencën e personaliteteve dhe ambasadorit turk në vendin tone, Tayar Kağan Atay i cili theksoi se restaurimi i plotë të këtij objekti vjen si bashkëpunim mes dy qeverive. Ndërsa për Myftiun e Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, kjo është një ëndërr e bëre realitet.

Kreu i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci tha restaurimi i kthen dinjitetin këtij monumenti unik në të gjithë Ballkanin

Xhamia e Plumbit është një nga monumentet më të rëndësishme të arkitekturës osmane në Shqipëri. E ndodhur pranë hyrjes së Kalasë së Rozafës, në një pikë të veçantë ku përplasen historia dhe natyra, kjo xhami është simbol i identitetit kulturor të Shkodrës.

E ndërtuar në vitin 1773, ajo mori emrin "Xhamia e Plumbit" për shkak të mbulesës së saj me plumb, një element unik që i ka dhënë rezistencë dhe hijeshi. Struktura është ndërtuar sipas stilit klasik osman me kupolë qëndrore, katër kupola më të vogla dhe një minare elegante, ndërsa ambienti përreth pasqyron qetësi dhe madhështi historike.

Pas dëmeve të përsëritura nga përmbytjet dhe koha, ajo u restaurua falë bashkëpunimit të Qeverisë Turke dhe Qeverisë Shqiptare dhe sot qëndron më e bukur se kurrë, si një dëshmi e gjallë e bashkëjetesës fetare, trashëgimisë kulturore.

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?