"Nuse me vello në kampin e internimit". Kjo është historia e Zoje Lekndreajt e cila shkoi 2 vjeç ne internim dhe doli prej andej vetëm kur u martua ne moshën 17 vjeçare.
Në një rrëfim për emisionin Dosja K në Report Tv ajo dëshmon kalvarin e vuajtjeve që kur ishte foshnje duke luftuar me vdekjen e kërcënuar nga uria dhe sëmundjet, dhe si u detyrua të punojë që në moshën 12 vjeçare për të ndihmuar nënën e saj, të cilën pasi u martua, do të detyrohej ta linte vetëm ne internim sepse regjimi nuk e lejonte nënën e saj te largohej nga kampi dhe pse ishte e moshuar e vetme dhe e sëmurë.
Ndiqni rrëfimin e plotë në emisionin Dosja K me Admirina Peçin.
Komento