Shkoi me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, ndërron jetë fëmija 3 vjeç në Elbasan! Babai i vajzës: Mjekët na thanë se është virozë, na dhanë një qesë ilaçe me vete

19 Janar 2022, 09:15| Përditesimi: 19 Janar 2022, 14:50

  • Share

Një vajzë 3 vjeçe ka ndërruar jetën në spitalin e Elbasanit, pasi është dërguar në gjendje të rëndë me bronkopneumoni. Fëmija me iniciale A.I, është dërguar me urgjencë nga prindërit në pediatrinë e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën. Babai i vajzës, Agim Islami, tha për mediat se ajo kishte disa ditë e sëmurë dhe vetëm para dy ditësh e ka dërguar për mjekim në spital. Sipas tij, mjekët i kanë thënë që ka virozë dhe i kanë dhënë disa ilaçe për mjekim, por gjendja e fëmijës nuk është përmirësuar. Mbrëmjen e kaluar ai e ka dërguar vajzën në gjendje të rëndë, që siç thotë edhe vetë i ishte nxirë buza krejtësisht.

'E çova për vizitë, më tha mjeku; virozë. Më dha një qese me ilaçe e ikëm në shtëpi. Dje u bë keq, filloi t’i nxihej buza. E solla në spital, i bënë dy bidonë me serum, por goca vdiq.'- tha babi i vajzës

Pavarësisht ndihmës së mjekëve të urgjencës, vajza nuk ka mundur që të shpëtojë, pasi është dërguar me mungesë oksigjeni dhe nuk reagonte ndaj dhimbjeve. E kontaktuar nga Report Tv, shefja e Pediatrisë në spitalin e Elbasanit Irena Palloshi tha se nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i vdekjes është Pneumonia bilaterale (Infeksion tek të dyja mushkëritë) dhe Insufiçence respiratore akute.

Ende nuk dihet si kaloi në ftohje të rëndë foshnja që sipas prindërve po mjekohej vetëm për virozë. Për këtë ngjarje të rëndë kanë nisur hetimet nga policia e Elbasanit, e cila deklaron se "pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës". 

 

Ora 11:09
Fëmija humbi jetën në spitalin e Elbasanit, flet babai: Doktori na tha është virozë, kishte 9 ditë e sëmurë (VIDEO)

Babai i vajzës 3 vjeçe, Agim Ismaili, që humbi jetën në spitalin e Elbasanit pasi u dërgua në gjendje të rëndë tha se vajza kishte disa ditë e sëmurë. Ai ka treguar se e ka çuar vajzën para dy ditësh në spital dhe mjekët i kanë thënë se ka virozë dhe ka marrë disa mjekime, por gjendja e fëmijës është përkeqësuar.

‘‘Goca 2 vjeç e gjysmë, nuk ishte sëmurë asnjëherë. U sëmur para 8-9 ditësh. E çova për vizitë, më tha mjeku; virozë. Më dha një qese me ilaçe e ikëm në shtëpi. Dje u bë keq, filloi t’i nxihej buza. E solla në spital, i bënë dy bidonë me serum, por goca vdiq. Më kanë thënë virozë. Se di se si më iku goca. S’ja di as emrin mjeku. S’na kanë dhënë gjë për shkaqet e gocës’- tha babai.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 19/01/2022 23:49

    Nuk jane fajtor vetem mjeket,eshte dhe prindi.Ai e kishte disa dite te semure dhe vetem ne ditet e fundit e coi ne spital.Mjeket jane fajtore qe nuk e mbajten ne spital per obzervim dhe t'i benin me shume teste,pervec kesaj,dyshoj qe dhe serumin duhet t'ia kene dhene me pika shume te shpejta,llogarit moshen,peshen,pneumonine e padiktuar te femijes dhe dy shishe serum te dhena ne me pak se dy dite dhe ja pasojat.

    Përgjigju
  • Xhixhi: 19/01/2022 12:18

    Mjeke kriminela. Vete robi ne urgjence dhe i bien shkurt. Ik ne shtepi se eshte viroze. Nuk te bejne nje analize gjaku dhe nje grafi, dhe ne fund te japin nje serum qe ta ndihmojne femijen. Kriminela, vrases. Shendetesi e kalbur dhe e korruptuar ashtu si cdo sektor publik ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?