Dorjo Duka

Bota

Shkoi në Itali për të fesuar ditëlindjen e kushëririt, humb jetën në aksident 30 vjeçari shqiptar, i afërmi i moderatores Kiara Tito

23 Janar 2024, 20:22| Përditesimi: 23 Janar 2024, 20:35

  • Share

Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën dy ditë më parë në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se akisidenti ka ndodhur në Pontebanna dhe emri i shqiptarit që ndëroi jetë është Dorjo Duka.

Sipas medieve italiane i riu kishte shkuar nga Shqipëria në Itali të shtunën së bashku me motrën, për të festuar ditëlindjen e kushëririt të tij me të cilin ishin shumë të lidhur.

Makina ‘Fiat Grande Punto’ të cilën ai e drejtonte u përplas me një Mercedes CLA, drejtuesi i të cilit u fut në korsinë e gabuar. Ndërsa kushëriri i 30-vjeçarit pësoi dëmtime të rënda dhe u transportua në spitalin e Pordenones, dhe duket se gjendja e tij po përmirësohet.

Dorjo është kushëriri i moderatores së njohur Kiara Tito, e cila dje reagoi rrjetet sociale dhe shkruante se e gjithë familja ishte e tronditur për vdekjen e tij.

“Një lajm që na tronditi të gjithëve familjarisht. Një nga njerëzit me shpirtin më të mirë, por aq i mirë ishe sa zoti të deshi për vete. U prehsh në paqe kusho”, shkroi Kiara ditën e djeshme.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?