Kuestura e Ternit

Bota

Shkoi në Itali si turist dhe u kap duke shitur kokainë, dëbim në kohë rekord për 21-vjeçarin shqiptar! Policia e hipën në avionin drejt Tiranës

27 Gusht, 15:40| Përditesimi: 27 Gusht, 15:43

  • Share

Itali- Policia e Shtetit të Ternit ekzekutoi me shpejtësi riatdhesimin nëpërmjet dëbimit me vendim Gjykate që një 21-vjeçari shqiptar të arrestuar pak ditë më parë nga efektivët gjatë një operacioni ku u rrezikua edhe aksidenti rrugor.

Pas seancës dëgjimore për të vërtetuar arrestimin, Shtabi i Policisë nisi menjëherë procedurën e dëbimit. Prokurori dhe gjyqtari ranë dakord me vendimin për dëbim të shpejtë të të riut që kishte shkuar si turist në Itali, por u përfshi në rrjetin e shpërndarjes së kokainës.

Një patrullë e Policisë së Shtetit e shoqëroi 21-vjeçarin deri në shkallët e aeroplanit që fluturonte drejt Tiranës, në Shqipëri, në kushte sigurie maksimale, që të mos kthehej më pas.

Gjatë natës midis të premtes, 22 gusht dhe të shtunës, 23 gusht, Karabinierët e stacionit të Ternit arrestuan një 21-vjeçar shqiptar, në Itali me vizë turistike dhe pa precedentë.

Gjatë një patrullimi, ndërsa po udhëtonte përgjatë Via Borsi, një makinë patrullimi e Karabinierëve shmangu për pak një përplasje me një automjet, që më vonë u zbulua se ishte një makinë me qira që e drejtonte shqiptari, që po vinte nga ‘Viale Cesare Battisti’.

Pas ndalimit të mjetit, efektivët gjetën 28 doza kokainë, me një peshë totale prej afërsisht 18 gramësh dhe valutë në vlerën 1 mijë euro.

Pasi u mbajt në qelitë e burgut Vocabolo Sabbione, në rajonin e Umbrias, u vendos dëbimi i menjëhershëm i tij.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pet.: 27/08/2025 16:10

    Cfare fati paska patur, Nuk u denua per thyerjen e ligjit, madje i paguan edhe bileten per ne shtepi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?