Një shtetase shqiptare ka humbur jetën në Itali, e cila rezultoi e prekur nga koronavirusi. Ajo është një 55-vjeçare, që humbi jetën ndërsa familjarët e saj në Itali janë të vendosur në karantinë.
Shera banonte në lagjen nr. 10 në Durrës, ndërsa kishte shkuar në Itali te vajza e saj për kurim. Atje u infektua me koronavirus që mendohet se e ka marrë nga dhëndri, shtetas italian. 55-vjeçarja vuante nga diabeti, ndërsa ndërroi jetë nga një arrest kardio-respirator për shkak të koronavirusit.
Trupi i saj pritet të mbërrijë të enjten në atdhe dhe më pas do të përcillet për në banesën e fundit, ndërsa Italia u vendos mbrëmjen e sotme e gjitha në karantinë duke kufizuar lëvizjen dhe qarkullimin.
Me dekret ndalohen aktivitetet publike, qëndrimet në si kafene, pub-e dhe restorante deri në datë 3 prill në Itali. Edhe Shqipëria me konfirmimin e 2 rasteve të para të prekura nga koronavirusi, ka mbyllur shkollat, të gjitha aktivitetet publike, ndeshjet do të zhvillohen pa tifozë dhe fluturimet dhe lundrimet me Italinë jane pezulluar si pjesë e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Shume serioze.BINDJE MAKSIMALE
PërgjigjuTe gjithe te jemi vigjilent se eshte nje e keqe qe duhet ta kalojme bashke
PërgjigjuDuhen mbyllur lokalet patjeter, te rinjte dynden drejt tyre pa problem... Duhen mbyllur patjeter call center- at, jane plot e perplote me te rinje dhe nuk i dihet nese ndonjeri prej tyre eshte bartes i virusit... Te behet cte jete e nevojshme sa eshte ne kohe qeveria... Me mire nje muaj pa rroge sesa pa jete!!!
Përgjigju1-te mbyllen shkollat,çerdhet,kopështi 2-të mbyllen të gjitha baret,kafenet(me urdhër), 3-te gjitha aktivitet(sportive,teatër,filma,politike)4-të qendroni në shtepi 5-luftë lajmeve te rreme dhe panikut(kush e bën,ligji të veproje shpejt!!
PërgjigjuMbyllini lokalet se ngelen plot me njerez ..ne nuk mendojme fare vetem kur e shofim keq mundohemi te marim masa
Përgjigjuju lutemi shume sido qe ndodh mos publikoni emra pasi askush ne bote nuk konfirmon emra. te gjith viktimat apo te prekurit u mbahen identitetet sekret per respekt dhe per anonimat ndaj cdo pacienti madje denohet dhe me ligj.Ne jemi te gjithe ne lufte me kete te keqe misterioze mos e rendoni familjen me publikim emrash.ta kalojme te gjithe bashke kete stuale alarmante qe nuk dihet ku po shkon.Mbylluni ne shtepi eleminoni kontaktet dhe merni masa ushqimore
PërgjigjuShumë e vertet kjo që thua anila...!!!