Një 21 vjeçar i cili mbërriti në Kështjellën Windsor i armatosur me një hark dhe i tha oficerit të mbrojtjes së donte të vriste mbretëreshën është deklaruar fajtor nën akuzën e tradhëtisë. Jasëant Singh Chail, nga Hampshire, u arrestua në ditën e Krishtlindjes 2021, kur monarkja e ndjerë jetonte në Windsor për shkak të pandemisë Covid.
"Unë jam këtu për të vrarë Mbretëreshën"- mësohet të ketë thënë 21 vjeçari i arrestuar.
Ai është personi i parë në Mbretërinë e Bashkuar që dënohet për tradhti që nga viti 1981. Chail e pranoi fajin e tij dhe tha se kishte shkuar në kështjellë me qëllim për të vrarë mbretëreshën me harkun e tij.
Chail, i cili ishte i papunë në atë kohë, por kishte punuar për supermarketin Co-op, ishte ngjitur në një murë pranë kështjellës duke përdorur një shkallë dhe prej dy orësh po qëndronte aty. Pasi u kap nga oficerët, ai e pranoi se kishte shkuar aty për të vrarë monarken e ndjerë.