Foto ilustruese

Shkoi për punë sezonale në Greqi, gjendet i pajetë 31 vjeçari shqiptar, trupi i tij ishte varrosur në një plazh

8 Nëntor 2022, 11:11| Përditesimi: 8 Nëntor 2022, 11:20

  • Share

Trupi i një 31 vjeçari shqiptar është gjetur i pajetë pasditen e djeshme në plazhin e kartelisë në Greqi. Sipas mediave greke, trupi i të riut shqiptar ishte varrosur në plazh dhe pas ekzaminimeve të bëra, u vu re se kishte dëmtime kryesisht në kokë.

Në zonën ku u gjet kufoma, grupi i punonjësve të policisë së Zyrës së Hetimit Kriminal të Messinisë ka shkuar për të mbledhur provat, ndërsa siç rezultoi nga hetimet e deritanishme, viktima nuk ishte banues i përhershëm i zonës.

Dyshohet se i riu, shkonte në këtë zonë për të punuar si punëtor sezonal.  Ndërkohë ende pritet rezultati përfundimtar nga ekspertiza mjeko-ligjore lidhur me vdekjen e 31 vjeçarit. Aktualisht ngjarja po hetohet si vrasje e mundshme.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?