Vasilios Kalogirou

Kosova & Rajoni

Shkoi për pushime te shtëpia e prindërve, zhduket djali i prokurores dhe nipi i deputetit grek

3 Janar, 16:36| Përditesimi: 3 Janar, 16:46

  • Share

Vazhdojnë sot (3 janar 2025) kërkimet për 39-vjeçarin Vasilios Kalogirou, gjurmët e të cilit kanë humbur që pasdite të së hënës, 30 dhjetor, ora 2:24 në Larisa.

Zhdukja e 39-vjeçarit ka ngritur alarmin, ku kërkimet për vendndodhjen e tij vijojnë të pandërprera, por deri tani të pafrytshme. Fokusi i hetimeve në të cilat Policia si dhe zjarrfikësit dhe efektivët e EMAK-së ndodhet në Pinios.

Nëna e 39-vjeçarit Sophia Apostolakis është prokurore e Apelit që nga viti 2023, ndërsa daja i tij, George Apostolakis, ish-nënkryetar i Gjykatës së Lartë dhe deputet i Parlamenti me partinë “Niki”.

Hetimet e Policisë janë fokusuar dje, të enjten 02/01 në lumë dhe në veçanti në zonën e Alcazar dhe Pinios.

“Vasilios Kalogirou, 39 vjeç, u zhduk nga shtëpia e prindërve të tij, të cilën e kishte vizituar për pushime, në Larisa, pasditen e datës 30.12.2024, kur u nis për shëtitjen e përditshme dhe nuk u kthye më. Që atëherë, ai nuk ka dhënë asnjë shenjë jete”, thuhet në njoftimin e bërë publik pas zhdukjes së tij.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?