Foto ilustruese

Kronikë

Shkoi për të kontrolluar sahatin e energjisë, faturistja e OSHEE-s dhunohet nga pronari i lokalit në Tiranë, 38-vjeçari në kërkim, arrestohet personi që e ndihmoi të largohej

25 Prill, 17:59| Përditesimi: 25 Prill, 23:08

  • Share

Një 38-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia këtë premte, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta për shkak të detyrës punonjësen e OSHEE-s, Rubena Hasa, 37 vjeçe.

Rubena Hasa, me detyrë faturiste e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Tiranë, u dhunua nga Spartak Cara pasi shkoi për të kontrolluar sahatin e energjisë në lokalin e këtij të fundit, në rrugën "Artan Lenja".

Faturistja dyshohet se është sulmuar nga 38-vjeçari, menjëherë sapo është konstatuar. Pavarësisht tentativave të saj për të treguar se kishte ardhur vetëm për të lexuar sahatin, 38-vjeçari e ka goditur në të gjithë trupin.

Hasa u dërguar pranë Spitalit të Traumës në kryeqytet dhe mësohet se është e ndërgjegjshme, por bluzat e bardha po e mbajnë në kujdes të vazhdueshëm.

Ndërkohë, policia ka vënë në pranga një 30-vjeçar me inicialet J. S.,banues në Tiranë, pasi ndihmoi autorin e ngjarjes të largohej nga vendi i ngjarjes.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit S. C., 38 vjeç, banues në Tiranë.  Ky shtetas, me datë 25.04,2025, rreth orës 13:00, dyshohet se ka goditur me sende të forta për shkak të detyrës shtetasen R. H., 37 vjeçe (punonjëse e OSHEE-s) e cila kishte shkuar për të parë sahatin e dritave në lokalin që 38-vjeçari posedon në rrugën ‘’Artan Lenja’’. Si pasojë është dëmtuar 37-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve",- njoftoi Policia e Tiranës. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

K.M/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?