Spitali rajonal, Berat

Shkoi për të prerë dru, ndërron jetë 42-vjeçari në Berat! I ra trungu i pemës

29 Mars 2023, 14:52| Përditesimi: 29 Mars 2023, 14:55

  • Share

Një 42-vjeçar në Berat ka ndërruar jetë si pasojë se e ka zënë trungu i pemës. Ai ishte nisur për të prerë drunjtë që i duheshin për banesën.

Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

“Sot, rreth orës 13:30, në fshatin Molisht, dyshohet se aksidentalisht një trung peme ka zënë poshtë shtetasin S. M., 42 vjeç, i cili kishte shkuar në malin e këtij fshati, për të prerë dru, për përdorim në banesë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 42-vjeçari ka humbur jetën.”- thuhet në njoftimin e policisë.

 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?