Himarë-Një qytetare humbi ndjenjat sot në një prej qendrave të votimit në bashkinë Himarë, aty ku po mbahen zgjedhjet për kryebashkiakun e ri.
Sipas informacioneve paraprake 50 vjeçarja, fillimisht nuk po ndihej mirë dhe për pasojë i ka rënë të fikët.
Nga pamjet e sjella për Report Tv shohim se ambulanca ka ardhur në vendngjarje dhe më pas e ka transportuar gruan në spital ku dhe po merr ndihmën mjekësore.
Komento