Sulmuesi i Cardiff, Emiliano Salah

Shkoi për t’i thënë mirupafshim shokëve, zhduket në det avioni me të cilin udhëtonte sulmuesi i Cardiff

22 Janar 2019, 14:04| Përditesimi: 23 Janar 2019, 12:30

  • Share

Në fundjavë Emiliano Sala, sulmuesi 28-vjeçar argjentinas, bëri realitet një nga ëndrrat e tij për të luaujtur në “Premier League”. Futbollisti u transferua te Cardiff për 15 mln paund, duke u larguar nga klubi i “Ligue 1” pas 3 sezonesh e gjysëm.

Pas prezantimit në Uells, të hënën futbollisti mori avionin për në Nante për të përshëndetur përfundimisht shokët e tij. Pasi e bëri diçka të tillë ai hipi në një avion për t’u kthyer në Cardiff. 

Në orën 20:30 të ditës së hënë, kontrolli i trafikut ajror në Guernsey tha se piloti kërkoi një ulje emergjente të avionit. Më pas nga ky moment asgjë nuk dihet. Menjëherë filloi një kërkim ajror dhe detar që u ndërpre në orën 02:00 të së martës për shkak të të forcimit të erërave, përkeqësimit të kushteve të detit si dhe zvogëlimit të dukshmërisë.

Sot në mëngjes zyrtarët e aeroportit në Francë konfirmuan se Sala ishte në avionin e zhdukur. Tani të gjithë po luten për futbollistit pasi më e keqja po mendohet. Presidenti i klubit të Nantës, Ëaldemar Kita tha: Ai ishte një djalë i sjellshëm, i admirueshëm dhe i dashur nga të gjithë. Gjithashtu shumë i respektueshëm. Unë po lutem për familjen dhe të gjithë miqtë e tij.

Ndërkohë babai i tij Horacio, i cili ndodhet në Argjentinë u tha mediave lokale: Një mik më lajmëroi, nuk dija asgjë, unë jam në Rosario i dëshpëruar, shpresoj se çdo gjë do të shkojë mire.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mjekësia/ 3 vite punë me detyrim ose paguaj studimet, si e vlerësoni?