30 mjekët dhe infermierët që shkuan në Itali për të ndihmuar popullin fqinj në luftën kundër koronavirusit sipas qeverisë shqiptare do të qëndrojnë një muaj dhe më pas do të rikthehen. Por Korab Gjana, njëri nga infermierët që është pjesë e grupit që u nisën ditën e shtunë përtej Adriatikut u shpreh për emisionin 'Repolitix' në Report Tv se po të jetë nevoja do të rrimë edhe më shumë.
"Jemi në një qytet dhe jemi ndarë në pavionë të ndryshëm. Moshat mbi 80 vjeç janë më të rënduar. Profesorët italianë na thanë që kurba do të bjerë. Dhe shërbimi ka dhënë rezultatet e para. Çdo gjë është nën kontroll. Të gjithë na kanë pritur shumë mirë. "Grazie milla l'albanese", ka qenë falenderimi i vazhdueshëm.
Familja e priti trishtë ndërsa unë pranova menjëherë, pasi ky është misioni ynë me shpirt dhe zemër. Do rrimë një muaj këtu, po të jetë nevoja edhe më shumë. Ndiqet i njëjti protokoll si në Shqipëri këtu në spital" tha ai nga Breshia ku ndodhet.
Po' ju ngelet vetem per te bo shqipobjen me duart, skeni pun tjeter. Shkut per shqiponjen
PërgjigjuPer 10 dite kane me ju postu ketej prap.
PërgjigjuPo