Kronikë

Shkoi të peshkonte një javë më parë në lumin Vjosë dhe u zhduk, gjendet i vdekur 63 vjeçari në Fier (EMRI)

23 Janar, 13:37| Përditesimi: 23 Janar, 21:34

  • Share

Fier- Në mes të arave të mbjella, 300 metra larg bregut të lumit Vjosa ,në vendin e quajtur “Bunac” në fshatin Kafaraj , mesditën e sotme (23 janar), shërbimet e policisë Fier dhe familjarët kanë bërë të mundur gjetjen e trupit te pajetë të 63- vjecarit, Engjëll Kanani, banues në Berat.

Më 16 janar, Engjëll Kanani së bashku me mikun e tij 64 vjeç kishin dalë për të peshkuar, por në rrethana misterioze u raportua se viktima i kishte humbur nga sytë shokut të tij i cili bëri edhe më pas kallëzim në komisariatin e Fierit.

Nga kqyrja paraprake e trupit në vendngjarje, nuk janë konstatuar shenja dhune, teksa dyshohet se mund të ketë pësuar atak kardiak pasi vuante nga zemra.

Trupi i pajetë është transportuar drejt morgut të Spitalit të Fierit, për ekspertizë mjeko - ligjore ndërkohë që grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Fierit, vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rastit.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 18.01.2025, për shtetasin Engjëll Kanani 63 vjeç, i cili humbi kontaktet me miqtë e tij, me të cilët kishte shkuar për peshkim në lumin Vjosa, më datë 16.01.2025, bëjmë me dije se:

Si rezultat i kërkimeve të vazhdueshme, të kryera gjatë këtyre ditëve, në territorin e fshatit Kashishtë, në zonën përreth dhe në ujërat e lumit Vjosa, nga shërbimet e Policisë së Fierit dhe polumbarët e RENEA-s, ditën e sotme, u gjet trupi i pajetë i shtetasit Engjëll Kanani në vendin e quajtur "Bunac", në fshatin Kafaraj.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 63-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Xh.K/K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?