Blero dhe Linda Halimi

‘Shkojmë bashkë tek dhoma e hotelit’- këngëtarja shqiptare akuzon Bleron: Ishe edhe i martuar! M’u fute me të brendshme në krevat

11 Nëntor 2023, 17:17| Përditesimi: 11 Nëntor 2023, 17:19

  • Share

Këngëtarja Linda Halimi ka shokuar me deklaratën e saj për artistin, Blero Muharremi, të cilin e akuzoi për ngacmim seksual.

Linda Halimi ka rrëfyer se me këngëtarin është njohur kur ai ishte i martuar me moderatoren, Teuta Krasniqi dhe ky i fundit i ka ofruar të shkojnë bashkë në dhomën e hotelit ku ajo ishte akomoduar.

Gjatë spektaklit të Big Brother Vip, ku të dy këngëtarët janë konkurrentë, ajo tregoi se në atë periudhë punonte për ish-gruan e Bleros dhe pas përfundimit të xhirimeve, Blero Muharremi e ka dërguar në hotelin ku qëndronte, por sipas saj, ai i ka kërkuar të shkonin së bashku në dhomë.

Ajo bëri deklaratën pas nxjerrjes së një video nga produksioni gjatë spektaklit ku Linda Halimi i shprehej banorëve të tjerë se Blero është arrogant dhe se e njihte prej shumë vitesh.

“Blero ka egon, arrogancën. Është deluzional pafund e njoh para 12-13 viteve. Ka qejf të bëjë shaka, por e tejkalon limitin”, tha Linda Halimi.

Por këngëtari iu drejtua duke thënë se duhet t’i vijë turp që flet kështu pasi është edhe e martuar.

Ishte kjo “nxitje” e Blero Muharremit që bëri këngëtaren të rrëfente detaje nga e shkuara e tyre.

“E mban mend shumë mirë ti, më ke thënë, a mundemi të pimë nga një gotë verë e të rrimë te dhoma e hotelit”, iu drejtua Linda, e cila është e martuar me reperin amerikan Big D dhe kanë një vajzë së bashku.

Më pas tregoi se gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova, Blero i ka shkuar me të brendshme në krevat dhe i ka fikur mikrofonin duke i thënë se “hajde rrimë dhe flejmë bashkë”, por që janë mohuar nga artisi.

Blero: Një grua e martuar, është turp të flasë kështu

Linda: Të vijë turp ty që shitesh këtu si i ndershmi i botës. Unë me Bleron e kam personale, ka ndodhur jashtë shtëpisë së Big Brother Vip.

Kur kam punuar në emisionin e Teuta Krasniqit, para 13 viteve, Blero më ka dërguar te hoteli ku rrija pas xhirimeve dhe insistoi, si burrë i martuar, meqë po flet për martesën time, të vijë lart te dhoma e hotelit me mua, e mban mend shumë mirë ti, më ke thënë, a mundemi të pimë nga një gotë verë e të rrimë te dhoma e hotelit. Është shumë e vërtetë betohem në zot.

Më pas Lindia Halimi hodhi të tjera akuza.

Linda: Ka ardhur një natë në shtrat me mua dhe Ganinë me të brendshme (nëse mundem të shprehem kështu). Më hoqi mua dhe Ganisë bateritë e mikrofonave dhe tha që ‘nuk guxon askush të të flas sepse unë jam këtu. Hajde rrimë dhe flejmë bashkë.

Blero: Me vërte e ke ti?

Linda: Ndoshta ka dashur të vazhdojë muhabetin e hotelit.

“A keni kamera këtu?”, iu drejtua këngëtari, drejtuesit të emisionit.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Prishtina: 11/11/2023 17:59

    Kjo Linda do te mari vemendje se nuk po ja vare njeri Sa oshte martu me kete pacin sja ka vershelly njeri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?