Shkolla 'Ali Metra' në Komsi, Mat është gati për të pritur nxënësit në shtator.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga shkolla 9-vjeçare, e cila është rikonstruktuar dhe tashmë është gati të hapë dyert në shtator, me kushte bashkëkohore për nxënësit dhe mësuesit.
Kryeministri theksoi se qeveria po vijon investimet për transformimin e shkollave në të gjithë vendin.
“Shkolla 9-vjeçare ‘Ali Metra’ në Komsi është gati të hapë dyert në shtator me kushte dinjitoze falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Matit. Po investojmë për transformimin e shkollave nga veriu në jug, me të njëjtin standard, për të garantuar kushte dinjitoze për mësim dhe zhvillim për nxënësit dhe stafet mësimore”, shkruan ai.
Komente
