Politikë

Shkolla 9-vjeçare 'Angela Merkel' në Kamëz gati në shtator, Rama: Kjo godinë nuk gjendet as mes Parisit, Kamza është befasia e gjithë rilindjes

10 Mars, 15:22| Përditesimi: 10 Mars, 16:47

  • Share

TIRANE- Shkolla 9-vjeçare “Angela Merkel” në Kamëz, është njëra prej shkollave të kësaj zone, që në sezonin e ri mësimor, në shtator, do t’u vihet në dispozicion nxënësve dhe mësuesve, tërësisht e shndërruar, në një objekt me kushte optimale, të denja për zhvillimin sa më cilësor të procesit mësimor.

Shkolla e re do të mirëpresë 1300 nxënës me 38 klasa komode, 10 laboratorë, bibliotekë, terrene sportive e hapësira rekreative, e konceptuar që të shërbejë edhe si një pikë sociale për komunitetin.

Kryeministri Rama ishte sot në Kamzë, i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu dhe Kryetari i Bashkisë Rakip Suli për të parë ecurinë e punimeve, sipas një projekti nga më të mirët që po zbatohet.

Shkolla ndodhet 800 metra nga qendra e qytetit dhe është e formuar nga 5 nivele të ndryshme, një nën tokë dhe 4 mbi tokë, ndërsa në 60 metra në distancë nga shkolla, është vendosur një mbikalim për këmbësorët për kalimin e sigurt të nxënësve.

Eshtë investim i qeverisë gjermane për rindërtimin. Kjo është në shumën 10 milion bashkë me shtesën vajti 12 milion euro. Nga pikëpamja teknologjike përveç se ka një eficencë energjie të plotë, do të ketë panele diellore. I gjithë sistemi i kondicionimit është në mënyrë automatike për të rritur një efiçençe dhe një optimizmi dhe cilësitë të ngrohjes dhe ftohjes në të gjithë shkollën.” - shpjegoi Drejtuesi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli.

Kryetari i bashkisë evidentoi se ishte shkolla e 19-të që ndërtohet në bashkinë e Kamzës në periudhën 4 vjeçare.

Për 1300 nxënës, madje këtu do të jetë kërkesë e jashtëzakonshme, se siç kemi diskutuar Kamza shkon 20 mijë nxënës nga klasa e parë deri në 12  dhe mendojmë se ka qenë investimi më i rëndësishme dhe më i duhur në bashkinë Kamzë, falë mbështetjes së qeverisë që ka qenë e jashtëzakonshme” – u shpreh Kryetari i Bashkisë së Kamzës Rakip Suli

Nga ana e tij, Kryeministri Edi Rama vlerësoi projektin si një nga më të mirët në këtë drejtim.

“Këto janë shkolla që mes Parisit nuk i gjen se janë ndërtuar nga e para dhe nuk janë më të vjetra, këto janë shkolla spektakolare. Kamza është shëmbëlltyrë spekakolare, edhe Tirana, po në Kamëz nuk pritej se në Tiranë pritej. Kamza është befasia e gjithë rilindjes.” – u shpreh Kryeministri.

Ndërsa Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu u shpreh se shkolla është e standardeve më të larta europiane edhe nga pikëpamja e të gjithë shërbimeve që do të ofrojë.

“Hapësira e jashtme, palestra, biblioteka, të gjitha këto janë të aksesueshme dhe pa hapur klasat.” – u shpreh ajo teksa theksoi se në shtator hapen 40 shkolla të reja dhe të rindërtuara financim i qeverisë shqiptare.

“Ndërkohë tani kemi mbyllur fazën e aplikimit për rreth 3 miliardë lekë, 30 milion euro  të cilat bashkitë, të gjitha bashkitë e vendit kanë depozituar projekte për rehabilitimin apo rindërtimin e shkollave dhe duam që të finalizohen.” – tha Ministrja Manastirliu.

Shkolla e re i shtohet zinxhirit të 18 shkollave të rindërtuara dhe rehabilituara në bashkinë e Kamzës.

S.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?