Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot disa pamje nga shkolla 9-vjeçare ‘Angela Merkel’ në Kamëz.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se kjo shkollë do të hapër dyert për të pritur mbi 1300 nxënës, me standarde europiane.
Kreu i qeverisë shtoi gjithashtu se në të gjithë vendin janë ndërtuar 400 shkolla të reja.
“Mirëmëngjes dhe me shkollën e re 9-vjeçare “Angela Merkel” në Kamëz, e cila hap dyert në shtator për të pritur mbi 1 300 nxënës me standardet europiane tanimë të afirmuara si standarde në shumicën dërmuese të shkollave të kësaj bashkie, edhe të afro 400 shkollave të reja që kemi ndërtuar në mbarë vendin, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Komente

MJAFTË MË ME SERVILIZMA, KEMI TONËT VLERA.
PërgjigjuPo si skan turp ti ven emrin e angela merkel !? Ca populli injorant dhe servil jemi ! Ate se njeh me shpetia e saj , ca lidhje kemi ne ketu me ate emer
Përgjigju