Politikë
Sport

VIDEO- Shkolla e Futbollit të Manchester City në Shqipëri, Rama: Vijon ndërtimi i kompleksit për Akademinë ‘Dyrrah City’, kërkesa po përmbushet

11 Prill, 08:23| Përditesimi: 11 Prill, 08:35

  • Share

Punimet për kompleksin e ri të Akademisë së Futbollit, në kuadër edhe të programit të shkollës së futbollit Manchester City, kanë nisur dhe po vijojnë me ritme të larta për realizuar projektin në kohë.

Kryeministri Edi Rama e njoftoi sot (11 prill) me një njoftim në llogarinë e tij personale të rrjetit social Facebook.

“MIRËMËNGJES! Dhe me punën që vijon për ndërtimin e kompleksit të Akademisë së Futbollit Dyrrah City, për të përmbushur plotësisht të gjithë kërkesat e zhvillimit të programit të Manchester City Football School dhe akademisë elitë, ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruan kreu i qeverisë.

Ai e shoqëron këtë postim edhe me një video nga punimet në terren.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?