Tirane- Për të gjithë studentët e diplomuar për drejtësi që do të aplikojnë këtë vit për të qenë gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm të vendit, nuk do të kërkohet mesatarja për formimin në lëndët kryesore.
“Këshilli Drejtues i Shkollës, në mbledhjen e datës 29 janar 2024, vendosi të ndryshojë rregullimin e kriterit të mesatares së lëndëve, duke hequr kërkesën për notë mesatare mbi 8 (tetë) të lëndëve kryesore”
Pra çdo kandidat që aplikimi të pranohet nga Magjistratura nuk do të duhet më që të ketë një mesatare mbi 8 të notave për lëndët kyçe të formimit juridik si e Drejta Civile dhe e Detyrimeve, E Drejta Penale, Procedura Civile dhe ajo Penale, E Drejta Administrative apo edhe ajo Kushtetuese.
Ky vendim solli reagime të shumta të organizatave të shoqërisë civile por edhe juristëve të njohur.
“Mesatarja 8-te për magjistraturë?! Jo, mo perse duhet kjo…?! Me 5-sa del super gjyqtar dhe prokuror sidemos kur stërvitesh “akademikisht” nga njerëz qe masivisht janë pa asnjë formim akademik dhe me mesatare për vetë poshtë 8-tës! Këshilli Drejtues, thirrini mendjes se latë nam! Të rrojë reforma! Qëndresa qytetare” Jordan Daci
"Në këtë moment kur sytë e qytetarëve janë drejtuar tek SPAK-u dhe Reforma, elitat e këtij sistemi moren një vendim që ngre dyshime, pikpyetje dhe mosbesim tek rekrutimi i gjyqtareve dhe prokuroreve te rinj", thuhet në reagimin e Qëndresa qytetare.
Shkolla e Magjistraturës nuk ka një reagim për komentet, ndërsa pas interesimit të Report Tv ende nuk ka një përgjigje.
Ende është e paqartë se përse është marrë një vendim i tillë nga ana e Shkollës së Magjistraturës dhe nëse kjo lidhet apo jo me mungesën e gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e drejtësisë, pasi pjesa më të madhe prej tyre janë larguar nga vettingu.
Edhe pse bëhet fjalë për një kriter vetëm në fazën e aplikimit pasi pranimi përfundimtar do të bëhet pas provimit të testimit të njohura, shqetësues mbetet fakti nëse këto ndryshimet e reja do të ndikojë në cilësinë e futjes në sistem të prokurorëve dhe gjyqtarë të kualifikuar.
I nxorrem jashte loje me Veting karrocieret e Berishes,tani na duhet t'i zevendesojme me karrocieret e rinj te Rames!
PërgjigjuDo kthehen prokurorët dhe gjyqtarët e plepave. Ky është mirëfilli një skandal, një turp.
Përgjigju