Shkolla e Magjistraturës miraton rregullat e reja për gjyqtarët dhe prokurorët e 'ngelur' në klasë

13 Tetor 2019, 14:09| Përditesimi: 13 Tetor 2019, 14:15

  • Share

Shkolla e Magjistraturës hap dyert për gjyqtarët dhe prokurorët të cilët pezullohen prej vettingut nga detyra për një vit me qëllim riaftësimin e tyre profesional. Rasti i parë deri më tani i cili pritet të nisë shkollën nga e para për një vit i përket ish- drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Shkodër, Ervin Gogaj i cili në korrik 2019 u pezullua pasi u gjet me mangësi profesionale.

Në ndryshimet që ka pësuar rregullorja e brendshme e Shkollës së Magjistraturës thuhet ‘’Në kuptim të nenit 60 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë“, subjektet e rivlerësimit të cilët janë pezulluar nga detyra dhe kanë detyrimin të ndjekin programin njëvjeçar të trajnimit në Shkollën e Magjistraturës, në përfundim të vitit të parë akademik vlerësohen nga rezultatet e provimit përfundimtar, i cili do të përfshijë rezultatin e vlerësimeve në lëndët të cilat do të zhvillohen gjatë vitit të parë teorik (60% të vlerësimit të përgjithshëm) dhe një provimi me raste praktike (40% të vlerësimit të përgjithshëm), të cilat do të jenë në funksion të drejtimit të tij dhe mangësive të shprehur ame vendim nga institucionet e rivlerësimit. 

Këto ndryshime tashmë janë në fuqi dhe rezultojnë se janë firmosur nga kryeprokurorja Arta Marku në postin e zv.kryetares së këshillit drejtues të magjsitraturës.

KLIKO KËTU për të parë vendimin e plotë

Komento

Komente

  • lexuesi: 13/10/2019 15:17

    Çfarë pret kur ky ka qene i madhi i gjykatës?!

    Përgjigju
  • Taku: 13/10/2019 14:27

    Ervin gogaj nje i paafte.....hetimet qe ka bere ai deri m sot kane qene nul

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?