Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot nga shkolla e Bashkuar “Muhamet Gjollesha” në Lazarat, e cila është rikonstruktur falë një investimi të përbashkët të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Gjirokastër.
Rama shkruan në Facebook, se ambientet e rikonstruktuara e kanë kthyer shkollën e Lazaratit në një ambient me kushte moderne dhe në një hapësirë të denjë për mësim.
“Shkolla e Bashkuar “Muhamet Gjollesha” në Lazarat ka hapur dyert për nxënësit dhe mësuesit me ambiente të rindura dhe kushte moderne, pas një transformimi tërësor që e ka kthyer shkollën në një hapësirë të denjë për mësim, falë investimit të përbashkët të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Gjirokastër”, shkruan Rama në Facebook.
Komente
