Shkolla 'Eqrem Çabej' gati të presë nxënësit, Veliaj: Nona fare, çantat e librat dhe direkt për mësim!

22 Gusht 2019, 15:04| Përditesimi: 22 Gusht 2019, 15:32

  • Share

TIRANE - Kur edhe pak janë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor, nxënësit e shkollës “Eqrem Çabej” në kryeqytet kanë një arsye më shumë për të vrapuar drejt bankave të tyre. Bashkia e Tiranës i ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve rehabilituese duke siguruar tashmë ambiente komode dhe me gjithë elementët e nevojshëm për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar disa foto nga pamja e re e shkollës “Eqrem Ëabej”, ndërsa thekson se tashmë nxënësit nuk kanë asnjë pretekst pse mos të shkëlqejnë në mësime.

“Nona fare Eqrem-sat tani! Shkolla “Eqrem Çabej”, një nga rehabilitimet më të freskëta të bashkisë, e sapo bërë gati për vitin e ri akademik. Ka lezet tani shkolla! Çantat e librat dhe direkt për mësim!”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?