Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot disa foto nga shkolla ‘Fadil Gurmani’ në Elbasan.
Kreu i qeverisë shprehet se mbi 350 nxënës dhe mësues kanë nisur mësimin në klasa dhe ambiente moderne.
Transformimi rrënjësor i shkollës u bë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe bashkisë së Elbasanit.
“Mbi 350 nxënës dhe mësues të Shkollës “Fadil Gurmani” në Elbasan kanë nisur mësimin në klasa dhe ambiente moderne, pas një transformimi tërësor që e ka kthyer shkollën në një hapësirë të denjë për mësim, falë investimit të përbashkët të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Elbasan”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Komente
