Shkolla ‘Gjergj Kastrioti’ gati për të pritur 700 nxënës, Rama: Me kushte më dinjitoze

1 Dhjetor 2023, 14:49| Përditesimi: 1 Dhjetor 2023, 14:50

  • Share

LEZHË- Shkolla 9-vjeçare ‘Gjergj Kastrioti’ në Lezhë së shpejti do të hapë dyert për rreth 700 nxënës.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë fotot nga shkolla, ndërsa thotë se do ketë kushte më dinjtoze.

Kreu i qeverisë shkruan se edhe 60 shkolla të tjera në të gjithë vendin janë në proces rindërtimi.

“Edhe një tjetër shkollë po ndërtohet me standardet më të mira në Lezhë. Shkolla 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” në qytetin e Lezhës, shumë shpejt do të jetë gati me kushte dinjitoze për rreth 700 nxënës e mësues

 + 60 shkolla të reja po rindërtohen dhe do të rehabilitohen në vijim në të gjithë vendin, falë financimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, bashkive dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë”, shkruan Rama.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?