Shkolla Muhedin Sherif, Librazhd

Shkolla ‘Muhedin Sherifi’ në Librazhd, Rama: Klasa moderne dhe kushte bashkëkohore për nxënësit dhe mësuesit

16 Shtator, 08:11| Përditesimi: 16 Shtator, 08:24

  • Share

Ky vit i ri shkollor i gjeti nxënësit  dhe mësuesit e shkollës ‘Muhedin Sherifi’ në Librazhd ambiente tërësisht të reja, të rikonstruktuara dhe kushte bashkëkohore.

Lajmi është bërë i ditur sot nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thekson se është një tjetër investim i Ministrisë së arsimit dhe Sportit.

“...dhe me shkollën e re "Muhedin Sherifi" në Librazhd, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Librazhdit, që sapo ka hapur dyert me klasa moderne, bibliotekë, palestër duke ofruar kushte bashkohore, për nxënësit dhe mësuesit në këtë vit të ri shkollor, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në Facebok krah fotove të shkollës.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?