TIRANW- Javët e para të vjeshtës, të shoqëruara me luhatje temperaturash, kanë sjellë shtim të rasteve me virozat e stinës. Mjekja e familjes në qendrën shëndetësore 10 në Tiranë, Xhentiljana Nazaj thotë se problemet e traktit të sipërm respirator , por dhe të aparatit tretës dominojnë shqetësimet e pacientëve.
“Kemi një rritje të lehtë të rasteve sepse janë ditët e para të stinës te vjeshtës dhe ditët e para që kemi patur këtë luhatje të temperaturave. Kemi patur interesim përsa i përket traktit të sipërm respirator , pra kemi patur raste me temperaturë, me dhimbje fyti , me kollë ngacmuese, me infeksione të rrugëve të sipërme respiratore dhe më rrallë ato të rrugëve të poshtme respiratorë, por ndryshe nga vitet e tjera kemi vënë re edhe paraqitjen e rasteve me interesim të traktit gastrointensinal. Pra pacientë që ankohen për të vjella, diarre. Kryesisht në simptomat me gastroenterite kryesisht kalon me 3-5 ditë. Gjithsesi 3 ditët e para simptomat vijojnë të zbehen dhe gjendja e pacientit vjen duke u përmirësuar”, tha Nazaj
Fëmijët në moshë shkollore por edhe të rriturit e angazhuar në punë janë grupmoshat më të riskuara.
“Kryesisht këto ditë kemi patur më shumë paraqitje të rasteve të moshave të reja, kryesisht ata që janë shkollore apo në aktivitete, në punë. Gjithmonë rekomandohet një veshje pak më e shtuar sepse temperaturat kanë rënë ndjeshëm në mëngjes dhe në mbrëmje. Rekomandohet që në të tilla situata aq më tepër që virozat do vijojnë të jenë në qarkullim, të mënjanojmë qëndrimin në ambiente të mbyllura, me shumë njerëz dhe grumbullimet si dhe higjiena personale e cila ka qenë dhe vijon të mbetet nè rekomandimet e mjekëve dhe një ushqim i shëndetshëm”, shtoi mjekja.
Mjekët rekomandojnë të mos e neglizhojnë uljen e temperaturave por të marrin veshje më të trasha, pasi temperaturat luhaten në mënyrë të vazhdueshme.
Evlad rrespekt për Gauten,ashtë ma e shkathta në sojin e sorrave,vazhdojmë ma tej,shkojm ma fellë
Përgjigju