Foto nga shkolla 'Emin Duraku'

Politikë

Shkolla verore, nis për herë të parë në 10 institucione shtetërore! Rama: Programi i MAS po pilotohet në 3 Bashki! Sjell mundësi zhvillimi për fëmijët

16 Qershor, 14:04| Përditesimi: 16 Qershor, 14:06

  • Share

Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale, është shprehur se për herë të parë në vendin tonë ka nisur Shkolla Verore.

Rama u shpreh se programi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit po pilotohet në 10 shkolla në 3 Bashki të vendit, Tiranë, Kamëz dhe Durrës, ndërsa thekson se ky model i ri synon të sjellë më shumë mundësi zhvillimi për fëmijët përmes lojës, sportit dhe argëtimit.

Kreu i qeverisë nënvizoi se programi do të zgjasë dy javë dhe do të përfshijë mbi 1000 nxënës nga klasa I-V në 10 shkolla.

“Për herë të parë, 10 shkolla në Tiranë, Kamëz dhe Durrës nisën sot Shkollën Verore, një model i ri, që synon të sjellë më shumë mundësi zhvillimi për fëmijët përmes lojës, sportit dhe argëtimit

Ky program i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit që po pilotohet në 3 bashki, do të zgjasë dy javë dhe do të përfshijë mbi 1000 nxënës nga klasa I-V në 10 shkolla”, shkroi Rama.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?