Kryetari i PD-së në Vlorë, Genc Deromemaj

Politikë

Shkollat pa ngrohje, kryetari i PD në Vlorë: Fajin e ka PS, ka harxhuar buxhetin e bashkisë për punësimin e militantëve

8 Janar 2019, 16:47| Përditesimi: 8 Janar 2019, 16:57

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike në Vlorë, Genc Deromemaj ka reaguar këtë të martë ndaj problematikave që po hasin shkollat e vendit për ngrohjen e ambienteve.

Përmes një postimi në një rrjet social, Deromemaj ka akuzuar për gjendjen aktuale të shkollave në Vlorë Partinë Socialiste dhe politikat korruptative që ka ndjekur kjo e fundit karshi buxhetit të bashkisë, duke e përdorur për punësimin e militantëve partiakë. 

Ai shkruan se në disa shkolla të Vlorës ngrohja vazhdon të sigurohet nga prindërit, të cilët i blejnë me paratë tyre pajisjet ngrohëse, e më tej përmend edhe një rast konkret në gjimnazin “Ali Demi”, ku sipas tij kaldaja nuk është vendosur ende në punë.

Postimi i plotë i kryetarit të Partisë Demokratike në Vlorë, Genc Deromemaj 

Komento

Komente

  • Arbër: 09/01/2019 18:14

    Edhe për reshjet e dëborës faji është i PS, këta të PD e kan vetëm ver në trurin e tyre bosh!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?