Shkollat pa ngrohje në Elbasan, nxënësit: Kemi blerë rezistencë, por kemi ftohtë

18 Janar 2022, 12:00| Përditesimi: 18 Janar 2022, 12:11

  • Share

Ditët e ftohta të dimrit i kanë gjetur shkollat Elbasanit pa ngrohje. Report Tv kreu një vëzhgim në shkollën 9-vjeçare "Hamit Mullisi", ku nxënësit shprehen se kanë kontribuar vetë për të blerë rezistencat".

"Ngrohemi me rezistenca. I blejmë vetë kemi futur nga 1500 lek. Kemi fohtë!", tha njeri prej nxënësve.

Nxënësit e shkollës "Hamit Mullisi" nuk janë të vetmit që mësojnë në kushte të vështira. Bashkia e Elbasanit pranon faktin se ka siguruar ngrohje qendrore me kaldaje vetëm për 4 shkolla që janë rikonstruktuar së fundi.

Ndërsa në 27 shkolla 9-vjeçare të qytetit dhe 8 gjimnaze nuk kanë ngrohje qendrore. E vetmja mundësi për ta janë furnelat, të cilat kur digjen ka raste që i blejnë vetë nxënësit.

Mungesa e ngrohjes është një problematike e mbartur pasi pjesa më e madhe e godinave arsimore janë ndërtime të vjetra pa ngrohje qendrore.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?