Paraditen e sotme Ministrja e arsimit Evis Kushi, zhvilloi një mbledhje më të gjithë kryebashkiakët socialist për të evidentuar problematikat kryesore që hasin mësuesit dhe nxënësit e shkollave fillore, kryesisht në zonat periferike të vendit. Në përfundim të mbledhjes, u vendos të shqyrtohen të gjitha vendimet për problematikat e paraqitura, ndërsa është njoftuar se në vitin 2022, do të ketë buxhet shtesë pikërisht për t’i dhënë zgjidhje situatës.
Mbledhja me kryebashkiakët nisi rreth orës 11 të ditës së sotme, ndërsa fokusi i diskutimit ishte vendosja në dispozicion të një transporti enkas për lëvizjen e nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas. Të gjithë kryetarët e bashkive prezent në mbledhje ngritën problemet që hasen në bashkitë përkatëse. Një tjetër pikë diskutimi e ngritur si problematik, ishte sistemi i ngrohjes në shkolla, kryesisht në ato zona ku kushtet atmosferike janë tepër të ulëta.
Në mbledhjen e përbashkët vëmendje mori edhe diskutimi për investim infrastrukturor në shkolla, kryesisht në fusha sportive apo pajisjen e sallave me kompjuter, si dhe funksionimi i portalit “Mësuesit për Shqipërinë”. Mbledhja zgjati disa orë, ndërsa jashtë vëmendjes nuk u la organizimi i mësimdhënies në klasat kolektive në bashkitë e vogla, për të cilën është kërkuar nga disa bashki që të merren masa nga ana e Ministrisë.
Debati për mungesë transporti si dhe mungesa e infrastrukturës në shkollat rurale u ngrit dje në seancë plenare nga deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku ndërsa u dakordësua edhe nga disa deputet të mazhorancës për të gjetur zgjidhje të mënjëhershme.Për këtë problematikë, Ministrja e arsimit Evis Kushi lajmëroi mbledhjen e përbashkët më të gjithë kryebashkiakët për t’i dhënë zgjidhje situatës.
Me drejtoresha si ajo e Vlores Alma Bakiu do behet arsimi shqiptar?Hahaha
Përgjigju