Shkon 7,2 metra niveli i ujit në lumin e Vjosës, 11 familje lënë shtëpitë, Leli: Shirat vazhdojnë, por puna do të vijojë deri në normalizim

11 Dhjetor 2021, 22:11| Përditesimi: 11 Dhjetor 2021, 22:17

  • Share

Shkon në 7,2 metra niveli në lumin Vjosë në zonën e Novoselës, në atë që quhet pikë kritike për këtë zonë një situatë që në këto nivele nuk ka ndryshuar gjatë orës se fundit. Aktualisht janë 11 familje, të banesave kryesisht që kanë ndërtuar në afërsi të bregut të lumit të cilët tashmë janë larguar. Situata është duke u mbajtur nën monitorim ndërkohë që kreu i Bashkisë Vlore Dritan Leli ka konfirmuar se situata po vëzhgohet me kujdes.

"Aktualisht niveli i Vjosës është 7.2 metër është në një pikë kritike, por prej më shumë se një ore nuk po rritet më. Të gjithë familjet që kanë shtëpinë afër bregut të lumit, ashtu edhe blegtorët janë larguar nga zonat me rrezik, pasi janë informuar në kohë. Jemi të gjithë në territor për të bërë maksimumin. Shirat vazhdojnë akoma siç e shikoni, megjithatë situata do vlerësim, po japim maksimumin për ta normalizuar.", tha kryebashkiaku.

Situata po monitorohet edhe në Shushicë, por edhe Gjirokastër e Tepelenë për shkak të prurjeve të lumit Vjosë ne këto zona dhe nëse do të ketë apo jo rritje te nivelit. 

"Në zonën e Tepelenës dhe Memaliajt niveli i Vjosës është 7,5 metër, në Përmet 6,8 ka një rënie të lehtë 20 cm. në Shushicë, për fat të mirë ka një tërheqje të ujërave nga Fushat e Llakatundit, të cilat janë larguar në pjesë më të madhe të tyre. ", tha ai.  

Leli tha se situata në qytet është e qetë dhe se pavarësisht shirave nuk ka përmbytje.  Ai shtoi se vëmendja maksimale do t'i dedikohet Vjosës.


Lajmi kryesor:

Moti i keq/ Vjosa në pikën kritike, shkon në 8 metra mbi nivelin e detit, çahet diga e urës së Mifolit! Shpëtohet një 57-vjeçar nga mbytja në Osum (VIDEO)


J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?