Pamje nga termeti ne Izmir

Shkon në 107 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi! Ndodh mrekullia, 3 vjeçarja nxirret nga rrënojat pas 91 orësh

3 Nëntor 2020, 08:22| Përditesimi: 3 Nëntor 2020, 14:21

  • Share

Arrin në 107 numri i viktimave nga tërmeti i së premtes në qytetin e Izmirit në Turqi, ndërkohë që janë nxjerrë nga rrënojat mbi 106 persona, deklaroi Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Urban Murat Kurum.

Nga ana tjetër janë regjistruar të paktën 962 të plagosur, nga të cilët 219  ndodhen ende në spitale. Toka në Izmir ende nuk gjen qetësi teksa janë shënuar më shumë se 900 pasgoditje prej tërmetit fillestar të mesditës së të premtes.

Ndërkaq janë shkatërruar totalisht 58 ndërtesa, 397 ndërtesa me pak dëmtime dhe 66 ndërtesa me dëme të moderuara. Ndërkohë që për personat e pastrehë po krijohet një qytet kontejner me kapacitet prej 1000 personash në një sipërfaqe prej 46 mijë e 300 metra katrorë në Bayraklı.

Një mrekulli ka ndodhur në orët e fundit ku një 3 vjeçare është nxjerrë nga rrënojat pas 91 orësh.

Ora 08:44
Ndodh mrekullia në Turqi, 3 vjeçarja nxirret nga rrënojat e tërmetit pas 91 orësh

Një mrekulli ka ndodhur në Turqi. Një 3 vjeçare është nxjerrë nga rrënojat e pallatit të shembur nga tërmeti 6.6 ballë pas 91 orësh.

Ayda u nxorr nga rrënojat me lot dhe me duartrokitje nga ekipet e kërkimit dhe të shpëtimit.

"Në fillim, kishte një zë ulëritës dhe ne e pamë atë, ajo tha unë jam mirë dhe ne zbritëm dhe e morëm atë nga brenda", tha ekipet e shpëtimit.

3 vjeçarja ishte mbështjellë me një leckë të veçantë dhe iu dorëzua ekipeve mjekësore me një barelë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • O dykembesha thirrini mendjes...: 03/11/2020 10:11

    Po si shpjegohet qe perreth ndertesave plotesisht te shkaterruara ndodhen ndertesa e pallate fare te paprekura e plotesisht ne rregull. Kjo eshte fare e qarte, qe keto lekundje vetem sa rrezojne ato kalbesira qe jane ndertuar pa kriter e inxhinjeri e me materiale te skaduara e te lira. Keto termete vetem sa tregojne korrupsionin dhe degjenerimin e shoqerise kapitaliste kudo ne Bote. Po keshtu ndodhi edhe ne Shqiperi. E njejta gje... (dy popuj miq). Po me e forta eshte qe keto specialiste sizmologe e gazetare, as qe e cekin kete fenomen e plage dhe vazhdojne ti lene ne heshtje dhe te mbulojne te verteten. Keto njerez e viktima nuk i vret termeti, po degjenerimi e korrupsioni. I vret paraja e kapitalizmi...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?