Shkon në +15% paga e pedagogëve te Politekniku! Universiteti rrit me 8% pagat, veç 7% rritjes nga qeveria

1 Nëntor 2022, 18:20| Përditesimi: 1 Nëntor 2022, 21:32

  • Share

TIRANË- Universiteti i Politeknikut në Tiranë ka vendosur që të rrisë me 8% pagat e pedagogëve! Vendimi është marrë ditën e sotme, e ndërsa duke marrë marr parasysh rritjen më 7% nga qeveria dhe 8% nga Universiteti, në total shënohet një rritje prej 15% e pagës së pedagogëve.

Në vendim thuhet “Senati Akademik i Universitetit Politeknik të Tiranës, bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 647, vendosi për dhënien e mendimit për bordin e administrimit të universitetit, për miratimin e rritjes së nivelit të pagave për personelin akademik në kufirin maksimal që përcakton VKM-ja, pra 8%. Tani në total rritja arrin 15%”.

Më herët, deri në masën 15% i rriti edhe paga e pedagogëve te mjekësia. Më 5 tetor Qeveria ka vendosur që të rrisë me 15% pagën e pedagogëve, pas protestave të këtyre të fundit.  

Prej disa ditësh një pjesë e pedagogëve janë ngritur në protestë, ku ndër të tjera kërkojnë rritje të pagave. Bojkoti pjesërisht vijon dhe në rrethe.

Dokumenti për rritjen e rrogës të pedagogëve të Universitetit Politeknik

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?